Si çdo udhëheqës autoritar, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këmbëngul që ai të jetë i fundit dhe që të gjithë të dëgjojnë pa kushte atë që ua thotë.
Skenat e poshtërimit të bashkëpunëtorëve para kamerave televizive janë bërë të zakonshme dhe e fundit ishte dje, kur Vuçiq reagoi njësoj pasi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ndërpreu kokën e shtetit serb gjatë adresimit para mediave, shkruan gazeta serbe që shtypet në Kroaci, Nova.rs.
Duke iu drejtuar mediave, pas takimit me delegacionin e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Vuçiqi tregoi atë që u diskutua gjatë dialogut në Bruksel. Në një moment, ai u ndal, kështu që Petkoviq u përpoq ta ndihmonte atë… Megjithatë, kjo nuk shkoi mirë.
“Sa herë që mendoni se nuk më kujtohet ose se duhet të ndalem për një sekondë, mendoni dy herë nëse e di apo jo”, tha Vuçiq, duke e qortuar Petkoviqin për ndërhyrjen.
Malo ponižavanja nije naodmet. pic.twitter.com/p21K8YcDaD
— Lazar Vojinović (@LazarVojinovic_) July 19, 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan dje për herë të dytë në Bruksel.
Vuçiq e quajti “takim të keq”, ndërsa kryeministri i Kosovës tha se iu refuzua propozimi për një marrëveshje për paqes me gjashtë nene, mes Kosovës dhe Serbisë./Gazeta Sinjali/