image Vuçiq thotë se ka presion dhe probleme të mëdha për çështjen e Kosovës

Rajon

Vuçiq thotë se ka presion dhe probleme të mëdha për çështjen e Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka dhënë një deklaratë e cila nuk është edhe e papritur lidhur me situatën në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Vuçiq tha se ndodhet në një situatë të palakmueshme lidhur me ngjarjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe shkak i kësaj ai ka një presion të madh dhe i është dashur të takohet me drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe për të dëgjuar mendimin e tyre.

“Dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë interesat tona sepse presionet do të jenë më të ashpra. Që nga dita kur Presidenti i Rusisë tha se në çfarë e bazon pushtimin e tij të Ukrainës në kuptimin formal-juridik dhe politik, që nga ai moment, të gjitha fuqitë perëndimore po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të nyjës së Kosovës, me qëllim që ta thyejnë argumentin nga dora e presidentit rus”,  tha ai për mediat e huaja.

“Dhe mos kini asnjë dyshim për këtë, është diçka që e dëgjoj kudo, kudo që kam qenë në Evropë dhe në botën perëndimore. Sigurisht, rusët i gjetën gabimet e tyre nga e kaluara dhe i përdorin për nevojat e tyre, sjellje logjike, për ne është vetëm një barrë shtesë dhe mundim shtesë”, shtoi presidenti serb.

/GazetaSinjali/

.