image Vuçiqit për pak i bie një reflektor në kokë gjatë Forumit të Paqes në Paris

Politikë

Vuçiqit për pak i bie një reflektor në kokë gjatë Forumit të Paqes në Paris

news image

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, për pak sa nuk është goditur në kokë nga një reflektor.

Ky reflektor ishte vendosur për rregullim të ndriçimit, dhe ai ra në momentin që Vuçiq po fliste para gazetarëve në Paris. Video është shpërndarë në rrjetin social Twitter.

“Për pak më goditi. S’lëviza fare”, dëgjohet të ketë thënë Vuçiqi, duke shtuar se një prej të pranishmëve e ka “përgatitur” që kjo të ndodhte.

/GazetaSinjali/