image Vetëvendosje përplaset me policinë në Tiranë, shkak ardhja e Vuçiqit

Rajon

Mini-Shengeni/ Vetëvendosje përplaset me policinë në Tiranë, shkak ardhja e Vuçiqit

news image

Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon një protestë në Tiranë, kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit sapo ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik.

Siç shihet dhe nga pamjet, aktivistë të shumtë janë mbledhur te lulishtja në krah të Presidencës, duke thirrur njëzëri “Kosova, Kosova, zemra e Shqipërisë”.

Nga ana tjetër, në rrugë ndodhen edhe forca të shumta policore, të cilat fillimisht janë përplasur me protestuesit, teksa i kanë spostuar këta të fundit nga trotuari përballë hotel “Rogner”, aty ku Rama po zhvillon takimin e parë me Vuçiç dhe Zaev./Gazeta Sinjali/