image Vuçiq thotë se dialogu po ndodhë për arsye se Brukseli do që ta përjashtojë SHBA-në

Rajon

Vuçiq thotë se dialogu po ndodhë për arsye se Brukseli do që ta përjashtojë SHBA-në

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se diskutimet e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi nuk janë rezultat i dëshirës së Serbisë por i evropianëve për të përjashtuar amerikanët.

Vuçiq këtë deklaratë e ka dhënë në një intervistë për “The Pavlovic Today”, ku ka folur për marrëdhëniet komplekse që kanë BE-ja dhe SHBA-ja mes tyre.

“Me të vërtetë, ne duhet të flasim me BE-në dhe kjo duhet të jetë në drejtimin e BE-së sepse ishte vendimi i Kombeve të Bashkuara. Dhe kjo është arsyeja pse e mbështesim një dialog të tillë. Mos keni iluzione, diskutimet e Brukselit  nuk janë rezultat i dëshirës tonë për bisedime, por e dëshirës së tyre(evropianëve) për të përjashtuar amerikanët. Unë nuk dua që të futem në këto lojëra të mëdha tani. Jemi shumë të vegjël për t’u futur në raportet komplekse në mes të BE-së dhe SHBA-së. T’i lëmë le ta bëjnë punën e tyre dhe ne punën tonë. Ne s’do të heshtim. Do të flasim me çdo kënd dhe do të kemi diskutime të arsyeshme”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb gjithashtu ka lavdëruar punën e Richard Grenell sa i përket dialogut dhe thotë se pa iniciativën e emisarit të Trump nuk do të kishin ndodhur as gjysma e takimeve./ Gazeta Sinjali/