Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin ranë dakord sot, se prania e UNMIK-ut është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.
Siç raporton Tanjug, në takim Vuçiq theksoi rëndësinë e komunikimit me UNMIK -un.
“Serbia është gjithmonë e gatshme të bëjë përpjekje shtesë në mënyrë që të zhvillojë më tej modele të shkëmbimit të mendimeve me misionin e OKB -së në Kosovë”, tha ai./GazetaSinjali/