image Vuçiq shpreson që Serbia së shpejti do ta zbulojë vaksinën kundër koronavirusit

Rajon

Vuçiq shpreson që Serbia së shpejti do ta zbulojë vaksinën kundër koronavirusit

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpreson që Serbia të ketë vaksinën kundër koronavirusit para fundit të vitit.

Vuçiq tha se vaksina do të ishte shpëtim për qytetarët të cilët janë të infektuar me koronavirus.

Presidenti serb tha se për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë, jeta në Serbi nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë më mirë se në të gjitha vendet e tjera të Evropës.

“Situata në Serbi nuk është e lehtë, por është më e lehtë se kudo tjetër në Evropë. Dhe qytetarët le t’i shpenzojnë paratë e tyre lirshëm, ata nuk do të kenë mungesë pagash ose pensionesh dhe nuk do tu vonohen për një ditë të vetme”, tha Vuçiç. /Gazeta Sinjali/