Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se takimi i tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Washington është zhvilluar “si zakonisht”.
Vuçiq tha për RTS se në takim morën pjesë i dërguari special presidencial i SHBA-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Trump, Robert O’Brien.”Ishin Thaçi dhe Çollaku, nga ana ime Joviq dhe unë”, tha Vuçiq.
Ai përsëriti se ditëve në vijim do të ketë tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai shtoi se Serbia nuk ka marrëveshje për t’i dhënë fund fushatës së tërheqjes së njohjeve për Kosovën, tansmeton Gazeta Sinjali.
“Dëgjova nga ana tjetër se sa e rëndësishme ishte ndalja e çnjohjeve. Unë thash asnjë problem, por për këtë, gjatë gjithë kohës unë i pyeta shqiptarët vetëm një gjë, dhe i thashë 500 herë në Bruksel: ‘Njerëz, po vraponi për t’u anëtarësuar në organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, mos na detyroni të angazhojmë të gjitha kapacitetet tona, të mos lejojmë të shkojmë për njohje shtesë dhe nominime shtesë në Interpol, UNESCO, në të gjitha organizatat dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, në mënyrë që të bien dakord me ne ta ndalojmë atë, të paktën përkohësisht”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se vetëm në rast se Kosova nuk do të synojë të anëtarësohet në organizata e institucione ndërkombëtare, Serbia do ta ndalojë fushatën për çnjohje. /Gazeta Sinjali/