image Vuçiq: Raportet me Kosovën i zgjidhim me dialog, Ballkani i Hapur është tjetër gjë

Politikë

Vuçiq: Raportet me Kosovën i zgjidhim me dialog, Ballkani i Hapur është tjetër gjë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit për “Ballkanin e Hapur”, ka thënë se Serbia do t’i zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut Kosovë- Serbi.

Prandaj sipas tij, Ballkani i hapur është diçka tjetër dhe kushdo që është i interesuar “është i mirëpritur”.

“Ne u kemi hapur dyert si Prishtinës, Podgoricës e Sarajevës, por nuk më shkon në mendje që t’i arsyetohem dikujt, qoftë BE-së apo dikujt nga rajoni. A e dini sa punë kemi përpara ne tri shtetet, por a e dini sa benefite do t’i kemi kur të implementojmë këtë marrëveshje. Marrëdhëniet tona me Prishtinën do t’i zgjidhim me dialog, pasi kemi qëndrime të ndryshme, por Ballkani i Hapur është diçka tjetër. Kushdo që është i interesuar është i mirëpritur”, ka thënë Vuçiq./GazetaSinjali/