image Vuçiq pritet të takohet me Grenellin gjatë ditës së sotme në Munih

Politikë/ Vuçiq pritet të takohet me Grenellin gjatë ditës së sotme në Munih

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme pritet që të takohet me të dërguarin special të SHBA-së, ambasadorin Richard Grenell në Munih.

Lajmin e ka bërë të ditur Tanjug duke iu referuar burimeve të saj.

Në prag të udhëtimit të tij në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e 56-të të Sigurisë së Munihut, Vuçiq njoftoi një takim me diplomatin amerikan, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës, nëse sipas tij të gjitha detajet e asaj nisme dhe dokumenti përkatës.

Për Gjermani ka udhëtuar tashmë homologu kosovar i Vuçiqit, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës në kuadër të kësaj konference do të ketë takime me zyrtarë të lartë në mesin e të cilëve do të jetë edhe takimi me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Pjesë e konferencës së Munihut do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Gazeta Sinjali/