image Vuçiq: Politika e Bidenit s’është në favor të Serbisë, me Trumpin do të ishte disi më lehtë

Rajon

Vuçiq: Politika e Bidenit s’është në favor të Serbisë, me Trumpin do të ishte disi më lehtë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot tha se do të ishte “disi më lehtë” për Serbinë nëse kandidati republikan dhe presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump do të rizgjedhej president i SHBA-së.

Sipas tij, zgjedhjet në Amerikë mbeten të rëndësishme për Serbinë, në të cilat, pa dyshim, favorit është kandidati demokrat, Joe Biden, me të cilën thotë se ka marrëdhënie korrekte, por sipas tij, politika e Bidenit nuk është në favor të Serbisë.

“Kjo politikë nuk do të jetë në favor të Serbisë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e mira personale, ne duhet ta dimë atë” tha Vuçiq në një konferencë për media në Beograd.

Ai deklaroi se me fitoren e Trumpit situata do të ishte “diçka më e lehtë” për Serbinë.

“Me fitoren e Trumpit do të ishte pak më e lehtë dhe nuk ka të bëjë me marrëdhëniet. Kjo është arsyeja pse unë befasohem nga disa njerëz që thonë: ‘Po sikur të fitojë Biden?’ Epo, ne nuk duam asgjë, por nuk jemi të verbër, të shurdhër dhe budallenjë për të mos parë se çfarë do të ishte diçka më e lehtë dhe më e mirë për ne,”, tha Vuçiq./Gazeta Sinjali/