Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi ambasadori rus në Beograd, Aleksander Botsan – Kharchenko, vizitoi sot njësitet ushtarake të cilat i ka mobilizuar Serbia afër kufirit me Kosovën.
Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po ndjek kryekëput agjendën e mikut të tij rus, Vladimir Putin.
Agjenda të cilën Vela thotë se po e ndjek Vuçiq, sipas tij, ka për qëllim të zhbëjë të gjitha investimet e ShBA-së, BE-së e të NATO-s në rajon.
“Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e ShBA, BE dhe NATO në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe të begatë”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/