image Vuçiq për gazetën austriake: Do të prodhojmë vaksina kineze dhe ruse

Rajon

Vuçiq për gazetën austriake: Do të prodhojmë vaksina kineze dhe ruse

news image

Në një intervistë për të përditshmen austriake “Kleine Zeitung”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se në ditët në vijim do të vihet gurthemeli i një fabrike krejtësisht të re.

Sipas tij, kjo fabrikë do të prodhojë vaksina kineze në Serbi, ndërsa kujtoi se përbërësi i parë i vaksinës ruse Sputnik V tashmë është duke u prodhuar në Serbi.

Vuçiq tha se rezistenca ndaj vaksinimit kundër koronavirusit është universale dhe nuk është problem i vetëm një vendi.

“Pse është kështu – nuk e kuptoj. Sidoqoftë, teoritë e komplotit dhe mesazhet negative padyshim që arrijnë më mirë sesa ato pozitivet”, tha Vuçiq.

“Rrjetet sociale gjithashtu luajnë një rol në këtë, si dhe fakti që njerëzit i shohin liritë e tyre në qëndrime të paarsyeshme”, shtoi Vuçiq, duke shpjeguar arsyet për ngadalësimin e vaksinimit në Serbi./Gazeta Sinjali/