image Vuçiq për Deklaratën: Shmangëm termin "të zhdukur me dhunë" që është në Konventë

Politikë

Vuçiq për Deklaratën: Shmangëm termin “të zhdukur me dhunë” që është në Konventë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit. Në faqen zyrtare të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian është publikuar deklarata e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë për Personat e Zhdukur. Siç shihet nga ajo që është publikuar, deklarata i ka gjithsej nëntë pika, dhe fillimisht, është preambula.

Vuçiq, në deklaratën e nënshkruar të bashkangjitur në Deklaratën për Personat e Zhdukur, ka deklaruar se termi “zhdukje me forcë” nuk është rreptësisht një term ligjor, por thekson rrethanat në të cilat ndodhen të cilat një person është zhdukur, pavarësisht kualifikimeve të ndryshme juridike sipas ligjeve ndërkombëtare dhe kombëtare.

“Ky sqarim është dhënë për të shmangur çdo keqkuptim apo interpretim të termit “zhdukje me forcë” si “zhdukje me dhunë” i cili ka një kuptim të qartë ligjor të përcaktuar nga Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Dhunë (2006),” – thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Vuçiq, raporton Kosovo-Online.

Ai shtoi se një person mund të “detyrohet të zhduket” si rezultat i një akti të kryer nga një grup ose organizatë individuale, ushtarake, paraushtarake, politike ose tjetër e lidhur me konfliktin.

/GazetaSinjali/