image Vuçiq për CNN: Ushtria serbe nuk u dërgua afër kufirit të Kosovës për ta larguar vëmendjen nga Radoiçiq

Politikë

Vuçiq për CNN: Ushtria serbe nuk u dërgua afër kufirit të Kosovës për ta larguar vëmendjen nga Radoiçiq

news image

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit për të cilin Policia e Kosovës dje publikoi dhjetëra fakte që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në të, sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në CNN ka folur rreth këtij sulmi, ku ndër tjera komentoi edhe vendosjen e trupave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën.

I pyetur se a e çoi ushtrinë afër kufirit të Kosovës për ta larguar vëmendjen nga Milan Radoiçiq, pas pjesëmarrjes së tij në grupin kriminal që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator, ai tha se vendosja e ushtarëve nuk ka të bëjë me këtë çështje.

“Jo aspak nuk ishte rasti, në ushtrinë tonë njerëzit e ndjekin situatën dhe i lëvizin forcat tona në atë mënyrë që ata besojnë se mund të jetë më e dobishme dhe ata kanë operacionet e tyre. Nuk kam firmosur as për gatishmëri të lartë për popullin tonë të ushtrisë”, ka thënë Vuçiq.

/GazetaSinjali/