image Vuçiq pas takimit me patriarkun: I vendosur për të mbrojtur interesat jetike

Rajon

Vuçiq pas takimit me patriarkun: I vendosur për të mbrojtur interesat jetike

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka përfunduar takimin me kreun e Kishës Ortodokse Serbe Porfiri. Vuçiq tha se kanë biseduar për situatën në Veri të Kosovës.

Vuçiq shkroi se janë të “bashkuar” për të mbrojtur interesat e Serbisë.

“Jemi të vendosur të mbrojmë fuqishëm dhe bashkërisht interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Në takimin me dyer të mbyllura marrin pjesë edhe presidenti i zgjedhur i RS-së Milorad Dodik, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, anëtarë të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe.

Ndryshe, Lista Serbe ka mbajtur sot një takmim në Zveçan ku të pranishëm ishin kryetar të komunave me shumicë serbe, kryetar të gjykatave dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Në këtë takim morën vendim që t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës në shenjë revolte për vendimin e Qeverisë për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS dhe suspendimin nga puna të tashmë ish-drejtorit të PK-së në Veri, Nenad Gjuriq.

Gjuriq u supsendua nga pozita e drejtorit të PK-së në Veri për shkak se doli hapur duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat./Tanjug/

/GazetaSinjali/