image Në Mitrovicë të Veriut, një femër arrestohet pasi tentoi ta sulmojë motrën me kaçavidë

Siguri

Në Mitrovicë të Veriut, një femër arrestohet pasi tentoi ta sulmojë motrën me kaçavidë

news image

Dhuna familjare, madje edhe ajo mes motrave, po vazhdon të raportohet në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një e tillë ka ndodhur dje në Mitrovicë të Veriut, në rrugën “Oslobogjenje”.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet në Policinë e Kosovës se dhuna familjare ka ndodhur mes dy motrave.

Sinjali ka mësuar se njëra prej tyre, ka tentuar ta sulmojë tjetrën me kaçavidë.

Nuk raportohet për të lënduar megjithatë sulmuesja, pasi ishte në gjendje agresive, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/