Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të vijë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar vetë Vuçiq, i cili ka thënë se do ta vizitojë Ujmanin pas, siç ka thënë, presionit të madh të shqiptarëve ndaj serbëve, raportojnë mediat serbe.
“Në përputhje me letrat që i kemi dërguar EULEX-it dhe KFOR-it dhe autoriteteve të Prishtinës, unë do të shkoj në Ujman nesër. Unë pres natyrisht që gjithçka të shkojë pa probleme”, ka thënë Vuçiq. /Gazeta Sinjali
Përditësim: