image Vuçiq në gjuhën kineze e konfirmon vizitën në Kinë

Rajon

Rajon/ Vuçiq në gjuhën kineze e konfirmon vizitën në Kinë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka konfirmuar në gjuhën kineze vizitën e tij në Kinë gjatë muajit prill të vitit të që po vjen.

 “Po konfirmoj vizitën time në Kinë për muajin prill. Ndërsa pres nga presidenti Xi që të vizitojë Serbinë në mbarim të vitit tjetër. Dua të falënderoj presidentin për lidershipin e tij dhe kinezët për miqësinë e tyre dhe vizitat që po i bëjnë vazhdimisht në Serbi”, është munduar të thotë ndër të tjera presidenti i Serbisë në gjuhën kineze.

Këtë vizitë në Kinë, Vuçiq do ta bëjë me qëllim të lobimit për investime kineze në Serbi, duke i parë investimet masive që Kina po i bën në gjithë botën. Investimet kineze janë cilësuar si një formë e huadhënies ndaj vendeve më të vogla, të cilat pastaj bëhen të zhytura në borxhe ndaj këtij vendi.

Për këtë arsye me anë të sanksioneve ekonomike BE dhe SHBA janë munduar të ndalin politikat imperialiste./Gazeta Sinjali/