image Vuçiq: Na kërkojnë ta njohim Kosovën e nuk na ofrojnë asgjë

Rajon

Vuçiq: Na kërkojnë ta njohim Kosovën e nuk na ofrojnë asgjë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera të fuqishme perëndimore presin nga Serbia që ta njohë Kosovën, por askush nuk garanton madje as integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai i bëri këto komente në një debat të organizuar nga Këshilli Atlantik, gjatë të cilit theksoi se nuk pret “kohëra të lehta për Serbinë me administratën e presidentit amerikan Joe Biden”, duke vënë theksin tek dallimet rreth çështjes së Kosovës.

Serbia i sheh Shtetet e Bashkuara si mbështetëset kryesore të pavarësisë së Kosovës, të cilën ajo vazhdon ta kundërshtojë.

“Çfarë kemi nënshkruar në Bruksel 8 vjet më parë duhet të përmbushet nga të dyja palët. Dhe këtu është problemi. Pala tjetër ishte e gatshme të nënshkruajë sepse ishte e sigurt se nuk duhet te zbatojë asgjë”, tha presidenti serb, duke kritikuar Kosovën për “shantazh”.

/Gazeta Sinjali/