image Vuçiq: Më ka ardhur në majë të hundës të kërkojmë ndjesë pse disa vende nuk e duan Ballkanin e Hapur

Rajon

Vuçiq: Më ka ardhur në majë të hundës të kërkojmë ndjesë pse disa vende nuk e duan Ballkanin e Hapur

news image

“Më ka ardhur në majë të hundës të kërkojmë ndjesë pse disa vende nuk e duan Ballkanin e Hapur”, u shpreh Vuçiq në takimin e sotëm në kuadër të “Open Balkan”.

“Ne kemi punuar sot për të arritur këtu sot. Më lejoni të falënderoj. Këto janë rezultatet e para që kemi arritur deri tani. Ato që ju i prezantuat sot. Unë mbajta shënim një fjalim të fortë. Ne ndoshta mund të mos përgatisim dot të ardhmen për fëmijët tanë por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen. Kjo iniciativë është shumë më e madhe se në të tre. Po të hapim kufijtë, objektivi më i rëndësishëm është të lidhim qytetarët tanë me njëri tjetrin. Që njerëzit të kenë mundësi të ndërveprojnë me njëri tjetrin. Mbrëmë kam biseduar me disa përfaqësues të bizneseve shqiptare dhe pashë një dëshirë të madhe për të bërë biznes në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Unë njoh biznesmenë serbë që do vinin për të investuar këtu. Besoj fort se do ketë edhe më shumë turistë. Lejet e punës janë shumë të rëndësishme. Fabrika që ne e kemi edhe në Maqedoninë e Veriut kishte nevojë për inxhinierë që të bënin disa trajnime me punëtorët tanë atje.

Ishte shumë e vështirë të nxirreshin lejet e punës. Tani ndoshta nuk do na duhet të bëjmë asgjë pasi ata janë thjesht të mirëpritur. Do ta zgjerojmë tregun e punës duke tërhequr kështu më shumë biznese. Do ofrojmë një krah pune dhe njerëzit tanë do lëvizin nga vendi në vend aty ku janë punët. Mendoj që ky është themeli, kjo është baza e një zhvillim ekonomik të trejave vendeve tona në të ardhmen. Ne kemi dëgjuar qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve. Biznesi për kompanitë e përfshira do të bëhet më e lehtë. Tregtia do të jetë më e lehtë. Këto janë çështje të rëndësishme për qytetarët tanë. Ne së bashku duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm sepse njerëzit duan të shohin më shumë rezultate.

Mendoj që qytetarët tanë duan të shohin rezultate të prekshme. Duhet të organizohem shpejt që gjatë sezonit të pushimeve qytetarët e vendeve tona të kenë psh 5% ulje në dyqane dhe restorante. Besoj se kjo do të mund të subvencionohet nga shteti. Kjo do bëjë që njerëzit të ndërveprojnë me njëri tjetrin. Ne jemi 100% të sigurt që askush nuk mund ta ndalojë këtë gjë. Ky është gjithëpërfshirës., Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime për hiçgjë. A thua se kemi bërë ndonjë gjë të gabuar. Ne nuk kemi më arsye pse të kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Do jetë shumë e vështirë për shumë qeveri në rajon t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha ai, raporton abcnews.al./GazetaSinjali/