image Vuçiq mbledh nesër Këshillin e Sigurisë, pas thirrjes që i bëri Lista Serbe

Politikë

Vuçiq mbledh nesër Këshillin e Sigurisë, pas thirrjes që i bëri Lista Serbe

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Seanca është caktuar për nesër, në orën 10:00.

Fillimisht, Vuçiq do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Takimi do të mbahet në orën 09:00 dhe pas diskutimit do të deklarohen para medieve.

Theksojmë se Lista Serbe ka kërkuar një takim urgjent me Vuçiq, pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se 31 tetori është afati i fundit kur qytetarët serbë mund t’i riregjistrojnë targat në RKS.

Përmes një postimi thotë se duhen të merren vesh me Vuçiqin për veprimet e ardhshme. 

/GazetaSinjali/