image Vuçiq: Kurti na poshtëroi në Samitin e Berlinit, tha se Asociacioni nuk do të ndodhë kurrë

Politikë

Vuçiq: Kurti na poshtëroi në Samitin e Berlinit, tha se Asociacioni nuk do të ndodhë kurrë

news image

Aleksandar Vuçiq ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës.

Në paraqitjen e radhës, Vuçiq ka folur për shumë gjëra, teksa përmendi edhe Samitin e Berlinit.

Presidenti serb komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se shefi i ekzekutivit kosovar poshtëroi serbët, duke thënë se Asociacioni nuk do të ndodhë kurrë.

“Atë ditë në Berlin, për të na poshtëruar deri në fund, Kurti bëri një deklaratë në lidhje me Bashkimin e Komunave Serbe se nuk ishte i interesuar në të dhe se nuk do të ndodhë kurrë”, tha ai, transmeton N1.

/GazetaSinjali/