image Vuçiq krenohet me qëndrimet e mbajtura në Bruksel, pretendon se u përpoq ta ruante paqen

Politikë

Vuçiq krenohet me qëndrimet e mbajtura në Bruksel, pretendon se u përpoq ta ruante paqen

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga Brukseli, po shprehet krenar për delegacionin serb që ka shkuar atje siç pretendon ai, me qëllimin e qartë ‘për të biseduar dhe për t’u pajtuar për pranim të kompromiseve për të ruajtur paqen në të gjithë rajonin’.

”Jam krenar për faktin se delegacioni serb erdhi në Bruksel me një qëllim të qartë për të biseduar dhe për t’u pajtuar, për të rënë dakord për kompromise, për të mos kërkuar një fije floku në vezë dhe për të ruajtur paqen, jetën e njerëzve, stabilitetin e të gjithë rajonin me pothuajse çdo kusht. Nuk më vjen turp për këtë. Unë pashë se shumë njerëz flisnin për poshtërimin e serbëve dhe gjithçka tjetër në intrigat e tyre gjithë ditën”, tha ai, raporton Tanjug.

Vuçiqi deklaroi se Beogradi është i gatshëm të pranojë propozimin e BE-së, të mos lëshohen targa të reja dhe që Prishtina të pezullojë të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me riregjistrimin e automjeteve, por, sipas tij, pala tjetër nuk e dëshiron dhe tha se kjo tregon se “tjetri dëshiron konflikte dhe i përgatit për muaj të tërë”.

/GazetaSinjali/