image Vuçiq kërkon nga Erdogan të blejë dronët ‘Bajraktar’: Nuk synojmë ta kërcënojmë askënd

Rajon

Vuçiq kërkon nga Erdogan të blejë dronët ‘Bajraktar’: Nuk synojmë ta kërcënojmë askënd

news image

Aleksandër Vuçiq, ka folur për përforcimet e ushtrisë së Serbisë.

Ai ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për blerjen e dronëve ‘Bajraktar’, shkruan B92.

“Ne do të duhet të forcojmë njësitë tona të helikopterëve, si dhe dronët. Unë kam biseduar tashmë me presidentin Erdogan për të blerë dronët ‘Bajraktar’ nga Turqia”, ka thënë Vuçiq teksa bëri të ditura edhe investime të tjera.

Por, me gjithë investimet në ushtri, Vuçiq siguroi se nuk kanë synim që ta kërcënojnë askënd.

“Për ne është e rëndësishme që Serbia të forcohet. Ne nuk synojmë ta kërcënojmë askënd”, tha ai.

/GazetaSinjali/