Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Vuçiq në një intervistë për televizionin Happy ka theksuar se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin.
“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të [Kurtin], megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiq.
Ndërsa për vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut, ai tha se nuk mund të flasë për detaje, por sipas tij, ishin bisedime të vështira.
Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiq tha se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.
Ndërsa për inciativën e Ballkanit të Hapur theksoi se është një “projekt i mençur”.