Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar popullit serb nga ora 19:00, përmes një konference për media, ashtu siç ishte raportuar edhe më parë.
Ai sërish shfrytëzoi rastin duke luajtur viktimën. Vuçiq hodhi kritika ndaj Kurtit për refuzimin kategorik, ndërsa shtoi se është i gatshëm që të pranojë targa KS në gjithë territorin.
“Ne bëmë më të mirën. Në disa raste, pranuam propozimet e reja. Në një pikë, pas gjysmë ore u thash Borellit dhe Lajçakut që s’kam çka të bëjë më. E kuptova që pala shqiptare nuk do të pranojë ndonjë zgjidhje dhe shtyrje të keqtrajtimit të serbëve. Sot konfirmova në disa raste se Serbia nuk e ka problemin me targat kosovare. Isha i gatshëm të pranoj targa në gjithë territorin, por pala tjetër reagoi negativisht”, tha ndër të tjerash ai.
Kujtojmë se kritika ndaj Kosovës pati edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Spanjoli përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” kishte deklaruar se do t’i njoftojë vendet e BE-së për qasjen negative të Kurtit karshi propozimeve për zgjidhje.