Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, theksoi se Serbia i është përgjigjur non-paper propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ai thotë se ka folur me Macron për zhgënjimet e Serbisë dhe i tha presidentit francez se “fjala serbe do të thotë shumë më tepër se nënshkrimi i dikujt”.
Ai ka shtuar se Marcon ka pasur propozime, por ka thënë se serbët kanë qenë të qartë se cilat janë kërkesat e tyre për t’u kthyer në institucion.
“Unë i solla dokumentet për targat që po flasim, i tregova Macronit nëse shkruan KS apo RKS, më tha se po. Epo kaq po kërkojmë, po kërkojmë vetëm atë që thotë, tha Vuçiq, duke shtuar se Prishtina e ka refuzuar me vendim të njëanshë”, tha Vuçiq.
Vuçiq ka mbërritur për një vizitë dy ditore në Paris, ku nesër do të marrë pjesë në Forumin e pestë të Paqes në Paris, ndërsa nesër pritet të ketë një drekë pune me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, raporton Danas.