Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar detaje nga biseda telefonike që pati ditë më parë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Vuçiq ka thënë se nuk pranon që ta quajnë Putinin ‘Hitler’ e as të çmendur, pasi që sipas tij ai është racional.
“Ne folëm për të gjitha, për gazin, naftën, nuk do të pranoj që ta quajnë Hitler, se ai është i çmendur, ai nuk është as histerik, as i çmendur, ai foli shumë i qetë dhe ishte racional, gjatë bisedës telefonike që zhvillova me të”, ka thënë Vuçiq në një intervistë në RTS.
Sipas tij, Putin ka dashur ta informojë për ngjarjet në Ukrainë, për ngjarjet në Bucha.
“Ai tha se gjithçka po shkonte sipas planeve të tij. Unë i thashë se nuk duhej të më informonte për këtë sepse ne jemi një vend i vogël dhe duhet të përpiqemi ta shpëtojmë vendin tonë nga gjithçka. Ai më tha “ti e di që Serbia është një vend i veçantë për mua” dhe shtoi se ai njofton edhe shtetet me të vogla për atë që po ndodhë dhe madje edhe përmendi edhe emrin e një prej këtyre shteteve. Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”, tha Vuçiq.