image Vuçiq do t'i adresohet popullit serb para takimit me Hotin në Bruksel

Rajon

Vuçiq do t’i adresohet popullit serb para takimit me Hotin në Bruksel

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i adresohet popullit serb para takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, ku do t’u flas për formimin e qeverisë së re dhe dialogun që pritet të vazhdojë mas 2 vitesh.

Vuçiq gjithashtu do t’u flas edhe për luftën ndaj virusit korona, ballafaqimin me të dhe masat e reja.

Shërbimi për bashkëpunim me mediat e Presidentit të Serbisë njoftoi se Ministri i Financave Sinisha Mali dhe ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar do të marrin pjesë në konferencën për shtyp

Kjo paraqitje e kreut të shtetit serb vjen disa ditë para se ai të takohet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel.

Takimi  mbahet më 12 korrik me ndërmjetësimin e Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Konfirmoj se këtë të diel, më 12 korrik, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të vijnë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE”, ka njoftuar të hënën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, raporton Tanjug.

“Ky do të jetë takimi i parë nga nëntori i 2018. Do të drejtohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i ndihmuar nga i ngarkuari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”./ Gazeta Sinjali/