image Vuçiq dhe von der Leyen bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbi
[wp-story id="814678"]

Politikë

Vuçiq dhe von der Leyen bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbi

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan Gazeta Sinjali.

Von der Leyen ka treguar se në takimin në Bruksel ndër të tjera është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Vuçiq dje u takua me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun., ndërsa ai është duke u takuar sot edhe me komisionerin për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.

“Pata kënaqësinë të takohem me presidentin e Serbisë. Diskutuam për: luftën kundër COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e anëtarësimit ku duhet të vazhdojmë të shohim zhvillime pozitive në sundimin e ligjit, dialogun Prishtinë – Beograd dhe hekurudhën Beograd – Maqedoni e Veriut të cilët jemi të gatshëm ta mbështesim”, ka shkruar Von der Leyen. /Gazeta Sinjali/