image Vuçiq dhe Rama nga New York me plan për të bërë biznes, injorohet Kosova

Kosovë

Diskutim/ Vuçiq dhe Rama nga New York me plan për të bërë biznes, injorohet Kosova

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në New York, ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku sipas mediave në Serbi temë diskutimi ka qenë të bërit biznes mes tre vendeve.

Në New York, ku janë duke qëndruar liderët e Ballkanit Vuçiq, Rama dhe Zaev janë takuar për të innicuar heqjen e barrierave për të bërit biznes në tri shtetet.

Sipas asaj që raporton Tanjug, kjo marrëveshje do të konkretizohet në një takim në Novi Sad më 9 dhe 10 tetor në të cilën do të krijohet një lidhje mes shteteve për të bërë biznes./Gazeta Sinjali/