image Vuçiq deklarohet për Kishat në Mal të Zi dhe në Kosovë

Kosovë

Presidenti/ Vuçiq deklarohet për Kishat në Mal të Zi dhe në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një konference për media ka thënë  se autoritetet e Malit të Zi duhet të bëjnë dialog në lidhje me Ligjin mbi liritë fetare me Kishën Ortodokse Serbe, pjesë e të cilës është Mitropolia Malazeze-bregdetare.

“Autoritetet malazeze flasin për Mitropolinë Malazeze-Bregdetare, ndërkaq duhet të flasin për Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Vuçiq.

“Ta kenë të gjithë të qartë, se bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Ky ka qenë qëndrimi ynë dhe në bisedat me shqiptarët, në Bruksel, që ata të mos i shpikin si kisha të veta”, është shprehur ai.

Mali i zi ka miratuar ligjin e ri mbi liritë fetare. Si pasojë e kësaj ka pasur protesta të shumta në Malin e Zi. /Gazeta Sinjali/