image Vritet reperi amerikan 21-vjeçar

Bota e Yjeve

Showbiz/ Vritet reperi amerikan 21-vjeçar

news image

Reperi i njohur, Nick Blixky ka vdekur në New York, njofton policia, shkruan CNN.

21-vjeçari u gjet me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit para një ndërtese në lagjen Prospect Lefferts Gardens të Brooklyn rreth orës 9:30 pasdite. Të dielën. Ai u dërgua në Spitalin e Kings, ku dhe humbi jetën.

Policia tha se deri më tani nuk ka pasur arrestime dhe se rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Reperi me qendër në Brooklyn, kishte një solo këngë të titulluar “Drive the Boat” me më shumë se 2 milion shikime në YouTube./GazetaSinjali/

https://www.instagram.com/p/B9dBfZuHZFm/?utm_source=ig_embed