image Vritet një person dhe plagoset rëndë një tjetër, nga të shtënat me armë në një fshat në Shqipëri - Sinjali

Rajon/ Vritet një person dhe plagoset rëndë një tjetër, nga të shtënat me armë në një fshat në Shqipëri

news image

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagour, mbrëmjen e sotme gjatë një atentati me armë zjarri në Peqin.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur viktimë Andi Zylifi , 23-vjeç. Ndërkohë ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i ri tjetër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: