Një person dyshohet se është vrarë në Himarë të Shqipërisë nga një sulm me armë zjarri.
Sipas mediave atje, viktima është një 51-vjeçar me iniciale N.G. dhe në momentin e atentatit ka qenë duke shëtitur me bashkëshorten në bulevardin e Himarës.
Personi në fjalë është plagosur pranë supermarketit të motrës së tij në qytetin e Himarës, shkruan oranews, transmeton Gazeta Sinjali.
Dyshohet se një person i maskuar ka dalë nga automjeti në shëtitore dhe ka qëlluar 5 herë me armë zjarri mbi viktimën.
Sakaq ka mbetur e plagosur edhe motra e tij, e cila është nisur për kujdes shëndetësor në spital.
Viktima mësohet se ishte pronar i një hoteli dhe bar restoranti në Himarë, si dhe sipërmarrës i njohur./Gazeta Sinjali/