33-vjeçari Riçard Hakëll po kryente burg pasi ishte dënuar për dhunimin seksual të 200 fëmijëve në Azi.
Ai kishte tre vite në qeli, dhe këto ditë është gjetur i vdekur, i prerë me një thikë.
Hakëll ishte dënuar me 22 vite burg pasi kishte abuzuar me foshnja dhe me fëmijë të mitur.
Ai shtirej si mësues i gjuhës angleze dhe si misionar i krishterë për të fituar besimin e njerëzve në Azinë Lindore, derisa u arrestua kishte abuzuar me 200 fëmijë.
Ai ndodhej te një prej burgjeve më të këqij të vendit, në Jork të Britanisë.