Kapiteni ukrainas, Valeriy Chybineiev , i quajtur Heroi i Ukrainës, është vrarë në Gostomel.
Ai ishte komandanti i njësisë së snajperistëve të brigadës 79 të trupave ajrore.
Lajmin për vdekjen e tij e ka raportuar The Kyiv Independent, duke shkruar se 34-vjeçari u vra gjatë luftimit në qytetin afër Kievit.
Ai mori titullin Hero i Ukrainës në gusht të vitit 2016. Më 2015 ai mbrojti aeroportin e Donetskut.
Ndërkohë, Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën – gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.