image Kapet duke kontrabanduar 6 migrantë, arrestohet një 34-vjeçar në Prizren

Siguri

Kapet duke kontrabanduar 6 migrantë, arrestohet një 34-vjeçar në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 34-vjeçar me inicialet L.N., i dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, raporton Gazeta Sinjali.

34-vjeçari dyshohet se ka kontrabanduar gjashtë migrantë, në mesin e tyre dy fëmijë, të cilët sot rreth orës 07:45 kishin zbritur nga mali dhe ishin futur në veturën e të dyshuarit, të tipit Audi A5.

E gjithë kjo skenë ishte vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilët arritën ta ndalin veturën e të dyshuarit që ishte nisur në drejtim të Prishtinës, rreth 2 km nga pika kufitare në Vërmicë.

“U identifikua drejtuesi i automjetit m/k me iniciale L.N.(1987), përderisa pasagjerë ndodheshin gjashtë persona shtetas të huaj, prej tyre dy fëmijë. Katër nga shtetasit e huaj kishin dokumente identifikimi, pasaporta me viza valide. Në bagazhin e veturës i fshehur u gjend njëri nga shtetasit e huaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast është informuar edhe Prokurori i Shtetit në Prizren, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe katër pasagjerëve, shtetas të huaj, u është refuzuar hyrja në Kosovë dhe ata janë deportuar në Shqipëri.

Ndërkaq, dy pasagjerët e tjerë janë dërguar në Qendrën për Azil./Gazeta Sinjali/