image Vriten tetë civilë nga sulmet ajrore ruse në Siri

Botë

Vriten tetë civilë nga sulmet ajrore ruse në Siri

news image

Së paku tetë persona, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë në një shkollë që strehonte civilë të zhvendosur në veri-perëndim të Sirisë.

Njoftimin e bëri Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me bazë në Londër

Incidenti ka ndodhur në një fshat të provincës Idlib.

Të mbështetur nga sulmet ajrore ruse, forcat e qeverisë siriane filluan një sulm të ri në territorin e fundit të kontrolluar nga rebelët, gjatë javës së kaluar, duke shkaktuar një eksod masiv të civilëve, në zonat më të sigurta pranë kufirit turk.

Trupat siriane, tani janë më pak se katër kilometra larg Maaret al-Numan, një qyteti të madh i cili mbahet nga rebelët, njoftoi agjensia e lajmeve AFP, më 24 dhjetor.

Provinca Idlib është e mbizotëruar nga militantët e lidhur me grupin militant al-Kaida dhe është gjithashtu shtëpi për rreth 3 milionë civilë.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se gjysma e civilëve janë zhvendosur nga Idlibi, pas sulmeve ajrore të vazhdueshme dhe përshkallëzimit të luftimeve në zonë. /Gazeta Sinjali/