image Vriten nëntë përdorues të drogave në Afganistan

Botë

Bota/ Vriten nëntë përdorues të drogave në Afganistan

news image

Zyrtarët afganë njoftuan të dielën se disa persona të armatosur i kanë qëlluar për vdekje nëntë përdorues droge, të pastrehë në kryeqytetin e këtij vendi, Kabul.

Motivi i këtij sulmi ende nuk dihet, por policia thotë se është duke e hetuar rastin.

Në momentin e sulmit, personat e vrarë ishin duke fjetur. Ekipi i forenzikës më vonë vërtetoi se ata ishin përdorues të drogave.

Sipas Ministrisë së Shëndetit Publik, në Afganistan janë rreth 2.5 milionë përdorues të drogave. Shumica prej tyre besohet se janë të varur nga heroina e cila prodhohet nga bimët që kultivohen pikërisht në këtë shtet.

Rreth 20 mijë prej tyre janë të pastrehë, ndërsa gjysma e tyre jetojnë në Kabulin rrënuar nga lufta.

Ministria përkatëse mund t’i trajtojë gjatë një viti vetëm 40 mijë persona të varur nga drogat, por një numër shumë më i madh kërkon ndihmë, shkruan “Reuters”.

Autoritetet njoftuan se së paku 50 përdorues droge të pastrehë kanë vdekur në dy muajt e fundit për shkak të acarit./GazetaSinjali/