image Vriten dy persona dhe plagosen katër të tjerë në Moskë, mes tyre edhe fëmijë

Botë

Vriten dy persona dhe plagosen katër të tjerë në Moskë, mes tyre edhe fëmijë

news image

Një person i armatosur vrau sot dy persona dhe plagosi katër të tjerë në Moskë.

Incidenti ndodhi në një zyrë qeveritare me shumë funksione administrative në juglindje të Moskës.

Ministria e mbrojtjes tha se i dyshuari kishte hyrë në ambiente dhe kishte nisur të shtinte në drejtim të qytetarëve që përpiqeshin të fshiheshin.

Por një oficer policie që gjendej në sallë arriti të ndërhynte dhe të neutralizonte sulmuesin.

Mediat vendase raportonin se sulmuesi është një ish-ushtarak por identiteti ende nuk është publikuar.

/GazetaSinjali/