Gjykata e Fierit ka dënuar me burg të përjetshëm Klodian Çalamanin. Ai u gjet fajtor për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiut, në 16 nëntor 2021.
Në përfundim të hetimeve, është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta, kazmë e lopata.
Veprimet të cilat ë bënë edhe me të trishtë këtë ngjarje, ishte se Çalamani e groposi të miturin në oborrin e shtëpisë së tij, në tentativë për të fshehur gjurmët e krimit.
Por, pas denoncimit të familjarëve, Policia nisi të kontrollonte lagjen derisa gjeti trupin e të miturit të groposur.