image Qytetarët kërkuan që Klodian Çalamani të varet në mes të qytetit, por çfarë ndodhi në vitin 1992 në mes të Fierit?

Shqipëri

Qytetarët kërkuan që Klodian Çalamani të varet në mes të qytetit, por çfarë ndodhi në vitin 1992 në mes të Fierit?

news image

Dy ditë më parë Fieri dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga një ngjarje tejet e rëndë, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau barbarisht 8-vjeçarin Mateo Vasiu duke e goditur me sende të forta dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij disa orë pasi e kishte marrë peng. Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë dhe një revoltë të gjerë qytetare.

Shumë qytetarë kanë dalë sot në Fier për të protestuar dhe kanë nisur një peticion për mbledhjen e firmave që Çalamani të varet në mes të qytetit, njëlloj si në vitin 1992, kohë kur president i vendit ishte Sali Berisha.

Por çfarë ndodhi në vitin 1992 në Fier?

Dy vëllezër u dënuan me vdekje dhe u varën në mes të qytetit. Bëhet fjalë për Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit. Ata u shpallën fajtorë për një vrasje të rëndë që tronditi vendin në atë kohë, e njohur si “Masakra e Libofshës”. Krimi i shumëfishtë ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur dy vëllezërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto për të grabitur.

Për pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën (madje e torturuan për një orë). Në fund fare ata vranë edhe foshnjën 8-muajshe të familjes. Për shkak të përmasave të mëdha, ngjarja shokoi mbarë opinionin publik aso kohe. Pas gjyqit që zgjati 24 ditë, dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: Varje në mes të qytetit. Vendimi u ekzekutua më 25 qershor 1992 dhe trupat e pajetë u lanë të varur deri të nesërmen në mbrëmje me qëllim që të shiheshin nga njerëzit që vinin nga qytete të tjera të vendit.

/GazetaSinjali/