image Digjet shtëpia e vrasësit të 8-vjeçarit në Fier

Shqipëri

Digjet shtëpia e vrasësit të 8-vjeçarit në Fier

news image

Shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeçarit i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu, është përfshirë nga flakët.

Tv Klan ka raportuar se dhoma ku jetonte ai në fshatin Grecalli të Fierit, është shkrumbuar bashkë me orenditë, ndërsa nuk dihen ende nëse incidenti ka qenë i qëllimshëm apo ka qenë aksidental.

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, kamera e emisionit Uniko nga Spartak Koka hyri brenda kësaj banese ku jetonte Çalamani. Rrëmujë, ambient i çrregullt dhe i pistë, kjo ishte pamja që ofronte dhoma e Klodian Çalamanit. /GazetaSinjali