image Vrasje në tentativë në Rahovec, prangosen dy persona

Siguri

Vrasje në tentativë në Rahovec, prangosen dy persona

news image

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë’, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë me të në ajër.

Viktima si pasojë e këtij sulmi ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë./Gazeta Sinjali/