Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se të martën rreth orës 21:25 ka shkuar i armatosur me armë zjarri në shtëpinë e një banori në fshatin Plemetin të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, për shkak të një mosmarrëveshje ata janë rrahur me njëri-tjetrin.
Te i dyshuari policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/