image Vrasje në tentativë në Kaçanik, një person në gjendje të rëndë

Siguri

Vrasje në tentativë në Kaçanik, një person në gjendje të rëndë

news image

Një person në Kaçanik është arrestuar pasi që i njëjti kishte therur me thikë një person, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

I dyshuari për therje me thikë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:34 në rrugën “Vëllezërit Qaka”, në Kaçanik.

Rasti në polici është iniciuar si “Vrasje në tentativë”. /GazetaSinjali/