image Vrasje në tentativë në Gjilan, një grua e theri me thikë një burrë

Kosovë

Policia/ Vrasje në tentativë në Gjilan, një grua e theri me thikë një burrë

news image

Një grua është arrestuar dje në Gjilan, policia njofton se e njëjta ka therur me thikë një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia nuk jep detaje nëse viktima dhe e dyshuara kanë pasur lidhje familjare mes vete, por theksohet se burri ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar e dyshuara femër e cila me një mjet te mprehtë e ka goditur në stomak viktimën mashkull. Viktima si pasojë e rastit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/