Një vrasje në tentativë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Shaptej të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se është arrestuar një person, i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Sinjali mëson se pas kontrolleve të bëra nga ana e Policisë në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike.
I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/